Kosova humbet në Kroaci


Kosova humbet në Kroaci

19:58 03/09/2017

Kosova humbi me rezultatin 1 – 0 me Kroacinë në sfidën e shtyrë për shkak të shiut të rrëmbyeshëm, që ra mbrëmjen e së shtunës në stadiumin “Maksimir” të Zagrebit.

Takimi rinisi në minutën e 22’ pikërisht aty ku la përgjysmë në orën 14:30 të së dielës. Kosova e mbajti portën e paprekur deri në minutën e 74’ ku Vida mposhti Ujkanin. Deri në ato çastet kroatët u paraqitën më të rrezikshëm, por raste patën edhe kosovarët.

Një humbje minimale, pasi sfida e luajtur në “Loro Boriçi” vitin e kaluar përfundoi 6 – 0 për Kroacinë.

Ndeshja e ardhshme e Kosovës do të jetë ndaj Finlandës të martën në Shkodër. Kjo është e vetmja përfaqësuese që Kosova i ka marrë pikë në kualifikueset e Botërorit 2018./Tv Klan






Të ngjashme