Zahavi përjashtohet nga përfaqësuesja e Izraelit
Eran Zahavi e pëson vetë nga nervozizmi. Futbollisti izraelit, i cili provokoi Etrit Berishën duke e nxjerre me të kuq në takimin e luajtur në Elbasan, kësaj here e është bërë viktimë e sjelljes se tij.
Zahavi u irritua nga reagimi i tifozëve për humbjen me Maqedoninë në Haifa, hoqi nga krahu shiritin e kapitenit dhe e hodhi gjithë nerva në fushë.
Veprimi i tij nuk u tolerua nga stafi teknik.
Kombëtarja izraelite vendosi ta përjashtojë edhe pse të martën do të luhet kundër Italisv. Federata izarelite e Futbollit e quajti sjelljen e tij të papranueshme.
Zahavi nuk e la me kaq. Ai tha për gazetarët se Izraeli Izraeli nuk është kualifikuar në 40 vitet e fundit në një aktivitet madhor dhe nuk do ta bëjë as për 40 vitet e ardhshëm./Tv Klan