Pas ndarjes nga AKR, LDK në takim me Vetëvendosjen
Pas prishjes së koalicionit me AKR-në, Lidhja Demokratike e Kosovës raportohet se do të mbajë sot një takim me Vetëvendosjen.
Bëhet e ditur se takimi fillon në ora 15 ndërsa nuk janë dhënë detaje se çka do të diskutohet.
Për prishje koalicioni të LAA-së Klan Kosova ka raportuar dhe ditë më parë, e Behgjet Pacolli dha dhe zyrtarisht njoftimin e tij se do të krijojë tashmë grupin e tij parlamentar dhe se rrugët e AKR-së me LDK-në për bashkëpunime të mundshme ndahen që nga sot./Klan Kosova