Digjet autobusi në Lushnje, shkak dyshohet konkurrenca


Digjet autobusi në Lushnje, shkak dyshohet konkurrenca

16:05 04/09/2017

Një autobuz u dogj nga persona ende të panjohur 2 netë më parë në rreth rrotullimin e Çermës në Lushnje.

Ky është autobuzi i tretë i djegur brenda 3 muajve, pjesë e një prej linjave që operojnë në aksin Lushnje – Divajkë dhe Çermë-Divjakë.

Pronarët e autobuzëve hedhin dyshime se shkak mund të jetë konkurrenca.  

Ata thonë se ndihen të kërcënuar.

Të dy pronarët e linjës kanë denoncuar rastin në polici e cila ka nisur hetimet. Tv Klan






Të ngjashme