Shkatërrohet organizata shqiptare e drogës që vepronte në Greqi
Një organizatë kriminale e përbërë nga shqiptarë dhe grekë është shkatërruar në Greqi.
Operacioni i policisë greke rezultoi me arrestimin e 3 personave dhe sekuestrimin e 41.9 kg kanabis. Sipas hetimeve, organizata e drogës trafikonte kanabis nga Pireu në Selamina.
Tre të arrestuarit janë dy shqiptarë të moshës 32 dhe 34 vjeç, si dhe një shtetas grek 58-vjeçar, ndërsa identiteti i tyre nuk është bërë i ditur.
Droga e kapur ishte ndarë në 40 pako. Autoritetet sekuestruan gjithashtu 350 euro, 9 celularë dhe makina. /
tvklan.al