Dy punonjës të Ujësjellësit i zë korrenti


Dy punonjës të Ujësjellësit i zë korrenti

14:49 05/09/2017

Dy punonjës të Ujësjellës në qytetin e Pogradecit duke punuar tek pompa e ujit, dyshohet se aksidentalisht kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se I.K, rreth 58 vjeç, banues në Pogradec dhe D.K, rreth 38 vjeç, banues në fshatin Memelisht kanë pësuar djegie në pjesë të ndryshme të trupit.

Pas ndihmës së marrë në Spitalin e Pogradecit këta të fundit u nisën në Tiranë, për një mjekim më të specializuar ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al






Të ngjashme