Ky shtet është në krizë urie, qytetarët ushqehen me mish qeni
Kriza për ushqim në Venezuelë ka detyruar popullatën që të therë qenët e tyre shtëpiakë dhe të ushqehen me to, pohojnë udhëheqësit e partisë opozitare.
Fotot e publikuara këtë fundjavë tregojnë dy burra në kryeqytetin Caracas të cilët po therin një qen në rrugë, në mënyrë që të kishin diçka për të ngrënë.
Venezuela ka kaluar vuajtje të rënda për ushqim për vite me rradhë, por situata është përkeqësuar pas zgjedhjeve të fundit të kuvendit kushtetues dhe tani dy të tretat e familjeve nuk mund të përballojnë të blejnë mish, vezë apo margarinë.
Rënia kaotike e modelit socialist ekonomik të vendit ka krijuar mungesa kronike të ushqimit duke rritur kequshqyerjen dhe lënë miliona njerëz të vdesin nga uria dhe duke kërkuar ushqim në rrugë apo në kazanët e plehrave. /
tvklan.al