Edhe 30 ditë burg për të dyshuarin për aksidentin e turistes


Edhe 30 ditë burg për të dyshuarin për aksidentin e turistes

13:21 06/09/2017 https://youtu.be/iWmt8mmygqw

Ermal Fatajt do t’i duhet të qëndrojë në burg edhe 30 ditë të tjera si i dyshuar se aksidentoi për vdekje turisten 15-vjecare Ksenia Riok, në Ksamil, 45 ditë më parë.

Laboratori i Policisë Shkencore nuk ka mundur të përfitojë një profil genetik nga krahasimi i fijeve të flokëve të gjetura në skafin e Fatajt, me ato të viktimës.

Në raportin e dorëzuar në limitin e afateve ligjore, ekspertët kanë sqaruar se në këtë rast duhet të kryhet analiza e ADN-së mitokondriale.

Kjo analizë nuk mund të kryhet në vendin tonë, pasi laboratori nuk disponon pajisjen.

Për këtë arsye, prokurori ka kërkuar zgjatjen e afateve të paraburgimit me 30 ditë të tjera, derisa të gjendet një mundësi tjetër për të bërë krahasimin.

Nuk sqarohet nëse kjo analizë mund të bëhet në një laborator privat në vend apo do të dërgohet jashtë.

31 – vjeçari Fataj do të vazhdojë të qëndrojë edhe një muaj tjetër në qeli. Ai e ka mohuar autorësinë e ngjarjes dhe i vetmi dyshim që e mban në burg është që fijet e flokut, të gjetura në helikën e skafit të tij, mund të jenë të viktimës.

Tv Klan






Të ngjashme