Braziliani Bebeto pjesë e Partizanit


Braziliani Bebeto pjesë e Partizanit

23:45 06/09/2017

Emri i tij është José Roberto Gama de Oliveira, por të gjithë e njohin si Bebeto. Një prej 100 futbollistëve më të mirë në botë të të gjitha kohërave ka nisur bashkëpunimin me klubin e Partizanit. 53-vjeçari do të jetë këshilltar i presidentit të të kuqve Demi, por do të shërbejë edhe si skaut futbollistësh në Brazil.

“Veç futbollit, bashkëpunim serioz për ekipin e parë dhe akademinë. Start i ri. Bebeto na ka sjellë një lojtar të ri që do jetë talent”,

thotë presidenti i Partizanit, Demi.

Braziliani që tashmë është deputet në asamblenë legjislative të Rio De Janeiro, do të mbështesë Partizanin për zhvillimin e akademisë së futbollit

“Kam sjellë një lojtar dhe shumë shpejt do ta shihni çfarë talenti është. Jam në vëzhgim për të sjell atë që Partizani ka nevojë. Akademia është një e ardhme e madhe e Partizanit sepse krijon bazë për klubin. Nuk është e rëndësishme të fitosh një kampionat, por të krijosh një akademi për të pretenduar shumë kampionate”,

thotë Bebeto.

Bashkëpunimi me Bebeton do të jetë shumëplanësh që nga futbollistët dhe modelët më të mira të shkollave braziliane të futbollit. Klubi Partizani i ka kushtuar pjesën më të madhe të investimit akademisë. Ngritja e saj bashkë me terrenet e reja stërvitore, pritet të prodhojnë futbollistë cilësorë vendas për skuadrën e parë. Tv Klan






Të ngjashme