Foto/ Në këtë qytet është e ndaluar të vdesësh


Foto/ Në këtë qytet është e ndaluar të vdesësh

21:48 06/09/2017

Në qytetin arktik të Longyearbyenit në Norvegji është e ndaluar të vdesësh.

Nëse keni shansin e keq të sëmureni rëndë, mund të prisni t’ju zhvendosin me avion ose anije për në një tjetër pjesë të Norvegjisë.

Edhe nëse keni fatin edhe më të keq të humbni jetën papritur, askush nuk do t’ju varrosë aty.

Varreza e qytetit të vogël ka ndaluar së prituri ‘mysafirë të rinj’ 70 vite më parë, pasi u zbulua se trupat nuk dekompozoheshin totalisht si pasojë e temperaturave shumë nën zero.

Në disa varre të hapura nga shkencëtarët u gjetën gjurmë të virusit të gripit, që shkaktoi vdekje masive në vitin 1917.

Qyteti i vogël me shtëpi druri, i banuar nga rreth 1500 banorë, ndodhet në arkipelagun e Svalbardit, një grup ishujsh mes Norvegjisë dhe Polit të Veriut. /tvklan.al






Të ngjashme