Uragani Irma do të jetë “shkatërrimtar” në SHBA
Uragani “Irma” do të “shkatërrojë” Floridën ose shtetet fqinje, ka thënë kreu i Agjencisë Federale të Emergjencave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Brock Long tha se disa pjesë të Floridës do të jenë pa energji për ditë të tëra, ndërsa më shumë se 100 mijë persona mund të kenë nevojë për strehim. Ndërkohë, ka njoftime për vjedhje në masë në ishullin St.Martin të goditur nga stuhia.
Uragani ka lënë gjurmë të shkatërrimit në Karaibe, duke prekur rreth 1.2 milionë njerëz. Fuqia e uraganit shkatërrues nga kategoria 5 është ulur në kategorinë 4.
Irma do të vazhdojë të jetë kërcënim duke shkaktuar dëme të mëdha në Shtetet e Bashkuara. Numri i të vdekurve ka shkuar në 14 në Karaibe, ndërsa besohet se viktimat mund të jenë akoma më shumë. /
tvklan.al