Mjekët i heqin 7 dhëmbë të porsalindurit


Mjekët i heqin 7 dhëmbë të porsalindurit

22:55 08/09/2017

Mjekët i kanë hequr shtatë dhëmbë një fëmije 1-muajsh nga shteti i Gujaratit në Indi.

“Fëmija është mirë tani”, tha mjeku Meet Ramatri, i cili kreu operacionin në muajin gusht.

“BBC Hindi” tha se fëmija ishte zbuluar se kishte dhëmbë pak ditë pas lindjes, pasi prindërit e çuan tek mjekët si pasojë e vështirësive në ushqimin me gji.

Ramatri tha se operacioni ishte kryer në dy faza, sëpari ata hoqën katër dhëmbë dhe më pas tre të fundit.

Mjeku shpjegoi se ishte i detyruar t’ia hiqte dhëmbët fëmijës pasi nuk ishin të fortë dhe të qëndrueshëm. Në rast se një prej tyre do të binte, mund të rezultonte fatal për të porsalindurin.

“Lutesha gjithë kohën që dhëmbët të mos i binin derisa ta operonim”, tha ai, duke shtuar se kjo ishte hera e parë që shikonte dhe dëgjonte për diçka të tillë./tvklan.al





Të ngjashme