Sherr mes dy vëllezërve, një i plagosur në Tiranë
Një zënkë mes dy vëllezërve për motive të dobëta, ka çuar në plagosjen e njërit prej tyre në Kamëz.
Në një njoftim të sajin, policia e Tiranës thotë se për pasojë ka vënë në pranga 40 vjeçarin Arjol Llapushi, banues në Kodër Kamëz.
“Arrestimi i tij u bë pasi, në rrugën “Fredi Shega”, në oborrin e banesës së tij, për motive të dobëta ka goditur me mjete prerëse vëllanë L.Ll., 48 vjeç
“, thuhet në njoftim./tvklan.al