
Vllaznia e nis mbarë
Vllaznia e ka filluar sezonin e ri të Superligës me fitoren 2-0 ndaj Lushnjës, ndeshje që u luajt në stadiumin e Fierit.
Loja ishte me ritën të ulët por gjithsesi shkodranët siguruan trepikëshin. Një autogol i Gavës kaloi Vllazninë në avantazh në minutën e 30, ndërsa goli i dytë u shënua nga Edon Hasani në minutën e parë të pjesës së dytë.
Në këto momente po luhet Partizani – Laçi ndeshje që nuk ka prodhuar ende rezultat./Tv Klan