Partizani e nis me humbje ndaj Laçit
I trumbetuar pretendent për titull edhe këtë sezon, Partizani e nisi në mënyrën më të shëmtuar sezonin.
Askush nuk vinte bast se Laçi do ta kishte kaq të lehtë fitoren në fushën e të kuqve. Skuadra e italianit Mark Iuliano humbi 2-0. Në pjesën e parë loja e të kuqve ishte e dobët.
Vetëm dy goditje bënë në portën e Laçit futbollistët e Partizanit. Në të dytën, pasi e kishin matur forcën e të kuqve, laçianët shënuan golin e parë në minutën e 59 me anë të Kallakut i sapo futur në lojë. Goli i dytë erdhi nga braziliani Eskerda në minutën e 70 pas një aksioni mjaft të bukur të Bushit teksa mbrojtja e të kuqve vetëm asistoi si spektatore.
Gafë e portierit të kuq që bëri një dalje të pastudiuar. Partizanit i mungoi Alban Hoxha për një masë disiplinore dhënë nga klubi.
Më herët Vllaznia fitoi ndaj Lushnjës 2-0. Edhe pse loja kishte ritëm të ulët shkodranët arritën të sigurojnë tri pikët që janë edhe objektivi i çdo takimi. Java e parë e kampionatit prodhoi fitore cinike, skuadrat po kolaudohen por edhe studiojnë kundërshtarët.
Superliga – Java 1
1 Skënderbeu 3
2 Laçi 3
3 Vllaznia 3
4 Teuta 3
5 Kukësi 3
6 Luftëtari 0
7 Kamza 0
8 Partizani 0
9 Lushnja 0
10 Flamurtari 0
/Tv Klan