Hodhi gruan nga dritarja, 35 vjet burg për bashkëshortin


Hodhi gruan nga dritarja, 35 vjet burg për bashkëshortin

09:43 12/09/2017 https://youtu.be/Rkd7tC6WPZA

Prokuroria ka kërkuar sot dënimin me burgim të përjetshëm për Ferdinand Rukon, i cili një vit më parë vrau bashkëshorten e tij, duke e hedhur nga dritarja. Për shkak se gjykata pranoi kërkesën e të pandehurit për gjykim të shkurtuar, ky dënim ulet në 35 vjet burg.

Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën e çiftit në qytetin e Fierit më 3 Dhjetor të 2016 -ës. 52 – vjeçari, pas një debati me Liljana Rukon e dhunoi atë fizikisht dhe më pas e hodhi nga dritarja e tualetit të apartamentit të tyre. 43 – vjeçarja gjeti vdekjen e menjëherëshme.

Shkak për krimin sipas hetimeve ishin grindjet e vazhdueshme të çiftit për arsye ekonomike dhe xhelozie.  Për viktimën, Gjykata e Fierit kishte lëshuar dhe urdhër-mbrojtje, por pavarësisht kësaj çifti Ruko vazhdonte të jetonte nën një çati./tvklan.al






Të ngjashme