
Çoi në vetëvrasje bashkëfshatarin, ndalohet nga policia
Një 49 – vjeçar është ndaluar nga policia, pasi dyshohet të ketë çuar dikë drejt vetëvrasjes.
I ndaluari është Sami Begaj, nga fshati Hekal i Mallakastrës. Sipas policisë, Begaj ka çuar në vetëvrasje 66 – vjeçarin me iniciale D.B.
Policia nuk sqaron rrethanat e kësaj ngjarje sa të rëndë, aq edhe të pazakontë. Megjithatë në njoftimin e saj, ajo thotë se shkak për veprimin ekstrem të 66 – vjeçarit janë bërë motivet e dobëta.
Viktima dhe i ndaluari banonin në të njëjtin fshat./tvklan.al