Berisha: Mijëra tonelata drogë në tunelet e ushtrisë presin të shiten


Berisha: Mijëra tonelata drogë në tunelet e ushtrisë presin të shiten

13:45 12/09/2017 https://youtu.be/xgRYj5YFT_Y

Gjatë debateve në parlament për programin e qeverisë së re, ish-Kryeministri Sali Berisha akuzoi shumicën si mazhorancë droge dhe se mijëra tonelata drogë ndodhen në tunelet e ushtrisë anekënd vendit në pritje për tu shitur.

 “

Ku jemi sot, ku është sot Shqipëria?…Nga Priska deri në Kala të Dodës, nga Librazhdi deri në Frashër e Delvinë, tunelet e ushtrisë, veprat e rezervave shtetërore janë vulosura dhe të njollosura me mijëra e mijëra tonelata drogë që presin për t’u shitur.

Berisha tha se e kishte dëgjuar kryeministrin Rama tek mburrej se skanë mbjellë drogë.  

Kanë mbjellë, por nuk kanë mbjellë sa vjet, e dini pse? Sepse nuk kanë shitur. Nuk kanë shitur, ua them unë dhe kjo është e vetmja arsye, asnjë arsye tjetër.

Më tej, Berisha akuzoi kryeministrin Rama se kishte arrestuar 22 mijë shqiptarë për energjinë elektrike dhe as 5 veta për drogë.

Po lufton drogën ti? Po ti je njeriu që arrestove 22 mijë shqiptarë për faturën e korrentit elektrik.  Njerëz që s’kishin kafshatën e gojës, që u varën në litar në burgjet e tua. Ti je njeriu që s’ke arrestuar as 5 vetë për drogën dhe plantacionet e saj. Ti je njeriu që ke blloku radarët dhe ke dhënë urdhër për trafikun e saj. Shumica jote është shumicë droge.

Ruçi i ndërpret fjalën Berishës

Ndryshe nga katër vitet e fundit kur Kryetari i atëhershëm i Kuvendit, Ilir Meta ishte zotuar të mos ia ndërpriste fjalën në asnjë rast ish-Kryeministrit Sali Berisha, kryetari i ri Gramoz Ruçi e ka nisur me ‘dorë të hekurt’ duke ia ndërprerë fjalën që në fjalimin e parë.

Koha mbaroi zoti Berisha, faleminderit, ulu…”, tha Ruçi, ndërsa insistimit të deputetëve demokratë për të marrë nga minutat e tyre, ai iu përgjigj ”jo nuk ka më asnjë sekondë për askënd.

https://www.youtube.com//embed/WL7LBwmklq0

Zoti Berisha të lutem, të lutem ulu…nuk lejohet, ulu zoti Berisha…i the të gjitha ato që kishte për të thënë, të lutem shumë…Zoti Berisha ulu mos më detyro që në këtë seancë të vazhdoj aplikimin e masave që parashikon rregullorja.

Zoti Berisha, ulu mos e tepro, as në planin teknik as në planin moral… ulu dhe mos i gënje këta deputetët e tu se i merr në qafë ashtu…

”, tha Ruçi.

 /tvklan.al






Të ngjashme