Bie Google dhe Youtube


Bie Google dhe Youtube

18:33 12/09/2017

Gjigandi i kërkimit online, Google dhe disa prej shërbimeve që ofron kanë rënë në disa shtete të botës.

Gmail, Youtube, Drive dhe Google Maps janë bllokuar dhe nuk funksionojnë.

Sipas “Independent”, shumë persona nuk kanë mundësi të aksesojnë këto platforma.

“DownDetector” thotë se shtetet ku Google funksionon pjesërisht janë Britania e Madhe, Franca dhe disa zona në Amerikën e Veriut.

/tvklan.al






Të ngjashme