Kërcënon Koreja e Veriut: SHBA do të përballet me “dhimbjen më të madhe”


Kërcënon Koreja e Veriut: SHBA do të përballet me “dhimbjen më të madhe”

21:31 12/09/2017

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka vendosur sanksione të reja kundër Koresë së Veriut, pasi kjo e fundit, më 3 Shtator, ka kryer provën e gjashtë bërthamore. 

Rezoluta e sanksioneve është hartuar nga Shtetet e Bashkuara. Phenjani i hodhi poshtë ato dhe tha se SHBA-ja do të përballet së shpejti me “dhimbjen më të madhe” që ka pasur ndonjëherë.

Ambasadori, Han Tae Song, tha në OKB se SHBA është “e fiksuar” në pengimin e zhvillimit të Koresë Veriore si forcë bërthamore.

Sanksionet e reja i kufizojnë Phenjanit importet e naftës dhe i ndalojnë eksportet e tekstilit.

Shtetet e Bashkuara fillimisht kanë propozuar sanksione më të ashpra, përfshirë ndalimin total të importeve të naftës.

Por, sanksionet janë miratuar njëzëshëm vetëm pasi aleatët e Phenjanit, Rusia dhe Kina, kanë rënë dakord për masa më të reduktuara./REL






Të ngjashme