36 – vjeçari terrorizon familjen e tij në Kavajë
Një person ka përfunduar në pranga, pasi terrorizoi familjen e tij.
Bëhet fjalë për Xhevahir Hallullin, një 36 – vjeçar nga fshati Vorrozen i Kavajës.
Hallulli, sipas policisë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij 59 – vjeçare, Sh. Hallulli, vëllait 38 vjeç, B. Hallulli dhe bashkëshortes së tij 33 – vjeçare A. Hallulli.
Mbeten të paqarta rrethanat e kësaj ngjarjeje, megjithatë Hallulli tashmë do të duhet të përballet me drejtësinë, pasi akuzohet për dhunë në familje./tvklan.al