Shfrytëzim prostitucioni në Europë, policia i sekuestron 670 mijë euro pasuri
Policia e Lezhës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin ka sekuestruar vila, njësi tregtare dhe automjete, pasi dyshohet se janë pasuri me burim të dyshimtë kriminal.
Këto pasuri, që kapin vlerën e rreth 670 000 Euro janë në pronësi të një personi me iniciale V. H., dhe familjarëve të tij.
Sipas policisë, ndaj këtij personi ka dyshime nga partnerët, se është i përfshirë në aktivitet kriminal për shfrytëzim prostitucioni në Milano – Itali dhe për trafik të narkotikëve në Francë dhe Belgjikë.
Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin vendosi masën “sekuestro preventive” mbi pasuritë dhe automjetet e mëposhtme:
a) 2 njësi tregtare ( ambiente biznesi bar kafe & parukeri)
b) 2 godina banimi ( 1 vilë 3 katëshe & 1 apartament 80 m2)
c) 1 sipërfaqe toke rreth 15 000 m2
d) 5 automjete luksoze ( me vlera monetare të konsiderueshme )
Vijon puna për identifikimin dhe sekuestrimin e rasteve të tjera./tvklan.al