Nis raundi i dytë i regjistrimeve në universitete
Mjekësia është e vetmja degë që ka plotësuar kuotat e planifikuara për këtë vit akademik. Por ndryshe është situata për 6 degët e Fakultetit të shkencave mjekësore, ku ende ka vende bosh.
Gent Stroni, zv/dekan i Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, tha se “
janë plotësuar gati 85 për qind e gjitha kuotave. Nuk i kemi mbyllur të gjitha, vetëm mamia është – 1, ndërsa në fushat e tjera, në fizioterapi apo edhe në vendet e tjera, ka akoma vende bosh.”
Një vit më parë ky fakultet nuk mundi te plotësojë kuotat e miratuara, e për këtë drejtuesit kanë menduar të shtojnë numrin e pranimeve për ata që duan të transferojnë studimet.
“Për transferime ne kemi gati 110 kuota.”
Procesi i aplikimit për të dyja kategoritë do të zgjasë 10 ditë./Tv Klan