Grabiti 42 banesa në Spanjë, gjykata i sekuestron pasurinë në Shqipëri


Grabiti 42 banesa në Spanjë, gjykata i sekuestron pasurinë në Shqipëri

12:30 15/09/2017

Gjykata e Kurbinit me kërkesë të prokurorisë i ka sekuestruar një apartament në Tiranë, Gjon Gjezajt, i cili me bandën e tij kishin grabitur 42 banesa në Spanjë.

Gjezaj, sipas hetimit të prokurorisë, paratë të fituara nga aktiviteti i tij kriminal i kishte investuar në Shqipëri. 130 mijë euro dyshohet se nuk i justifikon i riu nga Kurbini, me të cilat ka blerë tre apartamenteve në kryeqytet.

Por nga hetimi rezulton se pronë faktike, ai kishte vetëm një apartament me vlerë 41 mijë euro në Kashar. Ndërsa dy kontratat e tjera të porosisë i referohen dy apartamenteve, të cilat nuk ekzistojnë, pasi firma e ndërtimit ka falimentuar.

Për këtë arsye, nuk ka mundësi efektive për të bërë sekuestro, pavarësisht se në kontratat e porosisë për këto dy apartamente rezulton se janë kryer pagesat përkatëse.

Grupi, i cili bënte pjesë Gjezaj akuzohen për 42 grabitje shtëpish në Barcelonë. Udhëheqësi i grupit ishte shqiptar dhe pjesë e bandës ishin rumune dhe marokene. 

Tv Klan






Të ngjashme