Shtatë të vdekur nga një sulm me bombë në Afganistan


Shtatë të vdekur nga një sulm me bombë në Afganistan

15:16 17/09/2017

Zyrtarët pakistanezë, thonë se një shpërthim bombe në rrugë ka vrarë një administrator qeveritar dhe gjashtë oficerë policorë në një zonë fisnore në kufi me Afganistanin.

Zyrtari i sigurimit, Rahmat Gul tha për Radion Evropa e Lirë se makina e zyrtarit, të identifikuar si Fawad Khan, u godit nga një bombë në Bajaur, sot me 17 shtator.

Zëdhënësi i grupit terrorist, Taliban Pakistan (TTP), Muhammad Khorasan, ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Bajaur, është zonë fisnore përgjatë kufirit me Afganistanin dhe përbënë një nga shtatë zonat e të ashtuquajturës Zona Fisnore Federale e mbikqyrur nga Pakistani. /REL






Të ngjashme