Thaçi vizitë në Amerikë, do të takohet me Donald Trump
President Hashim Thaçi, në krye të delegacionit të Kosovës, i shoqëruar nga Zonja e Parë e shtetit, Lumnije Thaçi, është nisur sot për në Nju Jork, ku do të marrë pjesë në seancën e radhës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Me ftesë të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe Zonjës së Parë, Melania Trump, në sallat e Asamblesë, presidenti dhe Zonja e Parë e Kosovës do të priten nga çifti presidencial Trump. Pritet që numri një i Kosovës të ketë një takim të shkurtër me homologun e tij amerikan, Donald Trump.
Gjatë vizitës pesëditore në Nju Jork, kreu i shtetit të Kosovës do të zhvillojë takime të shumta bilaterale me krerë të shteteve dhe udhëheqës të organizatave të ndryshme ndërkombëtare.
Thaçi gjithashtu do të marrë pjesë edhe në takimin e krerëve të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, me nikoqire Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politkë të Sigurisë, Federica Mogherini.
Pjesë e delegacionit t6ë Kosovës është edhe zëvendëskryeministri njëherit ministër i Jashtëm, Behgjet Pacolli./Klan Kosova.