Javën e ardhshme ngrihet Komisioni i Reformës Zgjedhore


Javën e ardhshme ngrihet Komisioni i Reformës Zgjedhore

15:34 18/09/2017 https://youtu.be/rn5D1z19P20

Javën e ardhshme do të ngrihet Komisioni i posaçëm i Reformes Zgjedhore. Ish bashkëkryetari socialist i Komisionit të shkuar, aktualisht Kreu i Grupit kuvendor Taulant Balla shpreh gatishmërinë për të diskutuar çdo propozim, përfshi dhe atë për ndryshimin e sistemit, por e cilëson si të papranueshëm vendosjen e kushteve për këtë reformë.

Por nëse do të kishte një kusht thotë Balla ai mund te ishte “vota e emigrantëve”

“Të gjitha këto çështje që ka adresuar zoti Basha të jenë pjesë e shqyrtimit në një reformë të rëndësishme sikurs është Reforma Zgjedhore, nuk mund të ulesh me kushte”.

Parlamenti ka një traditë që drejtimi i Komisionit të posaçme i Reformës Zgjedhore është bipartizan, traditë që Balla thotë se do të ndiqet edhe për mandatin e Komisionit të ri që do të ngrihet. Madje ai thotë se kujt i takon drejtimi  në kushtet kur ka 2 parti opozitare.

“Ne nuk bëjmë, që në fakt i takon opozitës më të madhe asaj të Partisë Demokratike”

Balla i kujtoi edhe njëherë Lulzim Bashës ftesën e kryeministrit për një tryeze kombëtarë për të adresuar çështjet me interes kombëtar, ftesë që ai thotë mbetet ende në pritje të një përgjigje nga ana e kryedemokratit.

Tv Klan






Të ngjashme