SHBA, 3 mijë trupa për të fituar luftën
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis konfirmoi se mbi 3 mijë trupa të tjerë amerikanë do të nisen drejt Afganistanit, si pjesë e strategjisë së re të Donald Trump, për të fituar luftën që vijon prej 16 vitesh.
“Janë diçka më shumë se 3 mijë trupa dhe ndërkohë që flasim nuk e kam firmosur ende urdhrin e fundit që të flasim me specifika, pasi po punojmë për elementët e fundit”
, tha Mattis për reporterët pasditen e së hënës.
Me herët gjatë ditës, Senaori David Perdue përmendi “më shumë se 3500 trupa” në një artikull të publikuar nga Defense One.
“Për një kohë të gjatë, strategjia e Amerikës në Afganistan u udhëhoq nga politika, duke çuar në kufizim arbitrar të trupave dhe tërheqje në një kohë të pa arsyeshme të tyre”,
shkruajti Perdue, duke theksuar se armiqtë e kanë interpretuar këtë si mungesë të zgjidhjes.
“Më në fund dorashkat janë hequr”.
Perdue, i cili e vizitoi Afganistanin në Korrik, e vlerësoi Trump
“si komandantin e përgjithshëm të forcave të armatosura i cili i dëgjon liderët e tij ushtarakë dhe kupton se kemi nevojë për një veprim më të mirë dhe më të zgjuar në Afganistan”.
Trump e njoftoi strategjinë e tij të re në fund të Gushtit, duke u zotuar për reagim të
“shpejtë dhe të fuqishëm”
kundër organizatave terroriste që kërkojnë të fshihen në Afganistan./tvklan.al