Uragani “Maria” nën gjurmët e “Irmës”


Uragani “Maria” nën gjurmët e “Irmës”

15:18 19/09/2017

Ishulli Dominica që ndodhet në detin e Karaibeve është goditur nga uragani “Maria”, e cila papritur arriti në një stuhi të kategorisë pesë përpara se të zbarkonte në ishullin e Karaibeve. Kryeministri i vendit Roosevelt Skerrit u shpreh se situata atje ishte shumë e rëndë dhe që shpresonte mos të kishte viktima.

“Kemi humbur atë që paraja nuk e blen dot. Frika më e madhe që kisha këtë mëngjes ishte se do të zgjoheshim dhe do të dëgjonim lajmin e keq se do të kishte të plagosur dhe të vdekur për shkak të rrëshqitjeve të dheut dhe shiut që binte papushim

,” shkroi në “Facebook” Skerrit.

Uragani “Maria” po lëviz në të njëjtën rrugë që ndoqi “Irma.” Deri tani maksimumi i shpejtësisë së erërave ka arritur deri në 250 km/h dhe ka zbritur në një stuhi të kategorisë katër pasi goditi ishullin Domenica.

Një gazetar i BBC-s, Curtis Matthew, i cili banon në kryeqytetin e ishullit Domenica u shpreh se situata atje ishte shumë e keqe.

“Akoma nuk dihet impakti negativ që ka patur uragani deri më tani në ishull, por ajo që mund të them është se gjërat nuk duken mirë për Domenica-n”,

tha Matthew. Të gjitha portet dhe aeroportet janë mbyllur ndërsa shtëpitë afër bregut janë urdhëruar të shkojnë drejt strehave të sigurta.

/tvklan.al






Të ngjashme