Video/ Kodra zbulon si humbi 15 kilogramë
Saimir Kodra ishte sot i ftuar në “Kush vjen për drekë”, nga ku tregoi se në dy muaj e gjysmë ka humbur 15 kilogramë.
Gazetari rrëfeu se ka mbajtur një dietë vegane për shkak të një detoksi. Por, tashmë me 15 kilogramë më pak tregon se ndihet mirë pasi i thonë:
O zemra ime sa i mirë je bërë.
“Kam rënë 15 kile, unë jam në një dietë vegane që e fillova për shkak të një detoksi, është një dietë shumë e mirë që pastron mëlçinë dhe me dha një rezultat shumë pozitiv dhe sot jam minus 15 kile në trup. Tani që kam humbur peshë ndihem më mirë, më thonë: O zemra ime sa i mirë je bërë”,
tha duke qeshur Kodra./
tvklan.al