Kur tualetet bllokohen nga mijëra euro
Ky është padyshim rasti kur shprehja “paratë e pista” vjen në kuptimin e plotë të fjalës.
Autoritetet zvicerane mbetën pa fjalë kur zbuluan me dhjetëra mijëra euro të tualetet e Gjenevës.
Kartëmonedhat 500 euroshe u gjetën të prera dhe të hedhura në tualetet që ndodheshin në një degë të bankës UBS dhe ne tre tualete të restoranteve aty pranë.
Paratë u zbuluan pasi tubacionet e tualeteve ishin bllokuar.
Këto prerje me vlerë të madhe pritet që të hiqen nga qarkullimi në 2018 -ën, pas frikës se lehtësojnë aktivitetet e jashtëligjshme.
Ato do të vijojnë të jenë të vlefshme, por Banka Qendrore Europiane do të ndalojë së prodhuari.
Shkatërrimi i monedhave nuk është vepër penale në Zvicër, por autoritetet lokale konfirmuan se po hetonin rrethanat e kësaj gjetje të pazakontë.
“Po përpiqemi të zbulojmë nga erdhën këto kartëmonedha dhe nëse është kryer ndonjë krim”,
tha Vincent Deround, nga zyra e prokurorit në Gjenevë për BBC.
“Padyshim që është tepër surprizuese
“, u shpreh ai për zbulimin./tvklan.al