Foto/ Kush është Fatmira, “truri” i grabitësve shqiptarë në Athinë
Një 36-vjeçare shqiptare është drejtuesja e bandës së grabitësve që vepronte në Athinë prej 10 vitesh.
Ajo njihet me emrin Romina ose Tonia. Në dosjen hetimore greke përmenden tre emra të 36-vjeçares shqiptare. Fatmiraalias
Antoniaalias
Romina Cami. Ky është identiteti i drejtueses së bandës së shqiptarëve, e cila tashmë është arrestuar nga policia. Romina Cami drejtonte bandën e 31 personave, nga të cilët 27 janë shqiptarë. Kjo organizatë funksiononte prej 10 vitesh dhe besohet se është përgjegjëse për më shumë se 4 mijë raste të vjedhjeve, por deri tani janë dokumentuar vetëm 700. Gazeta greke “Eleftheros Typos”, e cila ka publikuar detaje të dosjes hetimore, shkruan se Romina ka nisur “zanatin” e vjedhjes që në vitin 1999 kur ishte adoleshente 18-vjeçare. Ajo është arrestuar disa herë më parë, sërish për akuzën e vjedhjes. Romina Cami drejtonte këtë bandë së bashku me një 32-vjeçar shqiptar. E përditshmja greke “Kathimerini” ka publikuar edhe një pjesë të përgjimeve të shqiptares 36-vjeçare dhe dy bashkëpunëtorëve të tjerë të saj: A: Ku je moj? B: Në Ethniki Amina (Stacion metroje në Athinë). A: Ku je, nuk të kemi parë në dy trena? B: Vëlla, unë punoj në aeroport për të kapur më shumë. A: Ikëm ne, dolëm. B: Pse? A: Nuk të pamë ty, menduam mos ndodhi diçka dhe u larguam…edhe ti nuk përgjigjeshe. B: Punoj o njeri…