Tërmet i fortë në Korenë e Veriut
Territori i Koresë së Veriut është goditur nga një tërmet me magnitudë 3.4. Lajmi është konfirmuar nga Qendra Sizmiologjike e Kinës.
Sizmiologët thanë se ekziston mundësia që lëkundjet sizmike të jenë shkaktuar nga ndonjë shpërthim.
Kjo për shkak se shteti komunist mund të jetë duke testuar ndonjë bombë.
Kujtojmë se hera e fundit që u shkaktua tërmet artificial në Korenë e Veriut ka qenë në fillim të shtatorit, kur u shkaktuan lëkundje sizmike 6.3 ballë nga testimi i bombës me hidrogjen.
/tvklan.al