Historia e gruas që jetonte me “monstrën” vrasëse
Një grua e cila ishte në një marrëdhënie me një vrasës serial dhe nuk dinte asgjë për jetën e tij të dyfishtë, ka folur për herë të parë për të përditshmen amerikane The Independent.
Holly Eudy e cila ishte në një lidhje dashurie me Todd Kohlhepp për një dekadë, tha :“E dija që diçka nuk shkonte me atë njeri, por nuk mund të kuptoja çfarë ishte kjo gjë.”
Kohlhepp, një agjent i pasurive të patundshme nga Spartanburg në Karolinën e Jugut, u arrestua nëntorin e kaluar pasi një grua e rrëmbyer prej tij u gjet e lidhur me zinxhir nga qafa në një konteiner ku ai ruante pasurinë e tij. Viktima, Kala Brown, tha se policia Kohlhepp kishte vrarë të dashurin e saj Charlie Carver dhe se kishte varrosur disa persona të tjerë në pronën e tij. Ai u deklarua fajtor për vrasjen e shtatë personave në 13 vjet, por shmangu dënimin me vdekje duke u dënuar me burgim të përjetshëm. Eudy i përshkroi krimet e ish-partnerit të saj si "të pështira" dhe "të neveritshme". I pyetur se çfarë e kishte tërhequr zonjën Eudy te Kohlhepp, ajo tha:"Ai më dha shumë vëmendje, më bëri të ndihem sikur unë isha e rëndësishme për të".
Eudy u takua me Kohlhepp në vitin 2006, tre vjet pasi kishte vrarë katër vetë. Kur Brown u filmua ndërkohë që po transportohej në spital vitin e kaluar, ajo tha:"Një vajzë me emrin Holly, ai me siguri po planifikon të vrasë".
Partnerja e tij Eudy, e cila kishte konsumuar 10 vite me një vrasës serial kur pa videon tha se u ndje e tmerruar kur kuptoi se mund të kishte qenë ajo vetë viktima e radhës./tvklan.al