Pranga 4 të rinjve, akuzohen për një seri vjedhjesh


Pranga 4 të rinjve, akuzohen për një seri vjedhjesh

18:23 25/09/2017

Policia e Lezhës ka vënë në pranga katër të rinj, pasi akuzohen për disa vjedhje në qytet.

Njoftim i policisë:

Më datë 24.09.2017, pas një pune të mirëfilltë hetimore dhe të  mirëorganizuar policore ,nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Lezhë, u bë e  mundur dokumentimi ligjor i autorësisë së disa vjedhjeve të ndodhura në qytetin e Lezhës , ku autorët u identifikuan dhe u  proceduan penalisht.

U arrestuan në flagrancë shtetasit:

– D. Gj.16 vjeç, banues në Mirditë.

– A. P. 14 vjeç, banues në Lezhë.

Arrestimi i tyre u krye, pasi me datë 24.09.2017, janë identifikuar si autorë të dyshuar të vjedhjes dhe më pas braktisjes së  mjetin  “Citroen”, në pronësi të shtetasit E.Gj.

Gjithashtu, në vijim të hetimeve , u proceduan penalisht edhe  shtetasit :

– A.L. 17 vjeç,  banues në  Lezhë

– E.L. 23 vjeç , banues në Kurbin

Këta shtetas ,në bashkëpunim me të arrestuarit ,dyshohet të  jenë autorë edhe të disa vjedhjeve të tjera si :

– Më datë 26.05.2017, gjatë natës, në Zejmen, kanë  vjedhur me thyerje lokalin “Llotosport”, ne pronesi te shtetasit A.K. ku kanë marrë 7 Televizore, me vlerë 200.000 lekë ( të reja) .

– Më datë 22.08.2017,në Lezhë ,  kanë vjedhur mjetin kamion në  pronësi të shtetasit P.L.

– Më datë 08.09.2017,në Lezhë ,  gjatë natës, kanë tentuar të vjedhin mjetin Volksëagen në pronësi të shtetasit G. B.

Vazhdojnë hetimet për  sigurimin e provave materiale si dhe dokumentimin e ngjarjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet proceduriale  do ti dërgohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për kryerjen e veprës penale “Vjedhje”, e kryer në bashkëpunim’ parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal./

tvklan.al






Të ngjashme