Hitparada e absurdit shqiptar


Hitparada e absurdit shqiptar

20:52 25/09/2017

Një makinë policie ka bllokuar trafikun, pasi një polic është varur nga jashtë derës së shoferit e po bën muhabet për shtatë palë qejfe.

Në spitalin e Kukësit një i sëmurë është shtrirë pa ndjenja në korridor, por mjekët kalojnë njëri pas tjetrit tepër indiferentë.

Një qytetar ka sjellë pamje të punimeve në shëtitoren e Kukësit pa kanalizime për ujrat e bardha e të zeza.

Pranë një toke një qytetar ka shkruar se ajo është me probleme, ndaj dhe nuk shitet.

Janë këto disa nga situata që shfaqen dhe transmetohen në emisionin e sotëm “STOP”, në rubrikën “hitparada e absurdit…”/

tvklan.al






Të ngjashme