
Kapet drogë me vlerë 50 mijë euro në Durrës
Policia e Durrësit ka goditur një rast të drogave të forta, duke finalizuar me sukses operacionin e koduar “Segmenti”.
Janë arrestuar:
Laurian Malko 32 vjeç, banues në Durrës; Elmaz Gjepali 29 vjeç, banues në Gjepalaj, Shijak; Mirvete Tupi 47 vjeçe, banuese në Durrës.
Arrestimi i tyre u bë pasi të hënën në lagjen Nr.14, Shkozet, gjatë kontrollit të ushtruar iu gjetën dhe sekuestruan rreth 0.5 kg kokainë; një pistoletë tip Ekol Special (zhurmuese) dhe një kreher; vlera monetare në lekë dhe Euro; 4 aparatë telefoni celularë.
Roli i të arrestuar:
Elmaz Gjepali siguronte kokainën. Mirvete Tupi, lëndën narkotike të siguruar nga Gjepali ia jepte Laurian Malkos dhe ky i fundit e shiste.
Nëse lënda narkotike do të shitej vlera e saj në treg do të shkonte rreth 50 000 €./tvklan.al