Një selfie që përfundon tragjikisht


Një selfie që përfundon tragjikisht

23:55 26/09/2017

Kjo selfie tragjike tregon një nxënës i cili po mbytet gjatë një udhëtimi me shkollën, ndërkohë që shokët e tij të klasës buzëqeshin para kameras.

Nxënësit e Kolegjit Kombëtar Ushtarak në Bangalore të Indisë, po notonin në një pellg pranë një tempulli kur njëri prej tyre u hodh me vështirësi në ujë.

Sumanth A., një nga nxënësit, tha:

”Ne kishim mbaruar së notuari dhe u nisëm për në tempullin e Gundanjanejës por nuk e vumë re mungesën e Vishwas.”

Ai menjëherë lajmëroi përgjegjësin e grupit dhe miqtë e tjerë por kur ato u kthyen në vendngjarje kishte kaluar një orë. Shoku i tyre i klasës nuk shihej gjëkundi.

Më vonë, familja e dëshpëruar e djalit vuri trupin e tij jashtë ambienteve të Kolegjit Kombëtar në shenje proteste ndaj vdekjes së tij.

Ata fajësojnë mësuesit “neglizhent” pasi djemtë injoruan tabelat që i paralajmëronin të mos hynin në ujë.

Administrata e shkollës ka premtuar se do bëjë një hetim dhe do marra masa disiplinore kundër çdo pjesëtari të stafit që mund të jetë fajtor./tvklan.al 

 






Të ngjashme