Macron: Ushtri europiane kundër terrorizmit
Në një fjalim frymëzues për të ardhmen e Europës, presidenti francez Emmanuel Macron, propozoi disa shtylla për një Europë të bashkuar dhe demokratike. Çelësi i parë për sovranitetin e kontinentit është siguria, të shefi i Elizesë përpara studentëve të Sorbonës, në Paris. Macron ngriti idenë e krijimit të një force të përbashkët mbrojtjeje dhe një prokurorie të përbashkët speciale, në luftën kundër terrorizmit.
Emmanuel Macron (President i Francës)
Sa i përket mbrojtjes, objektivi ynë duhet të jetë një aksion autonom, në ndihmë të NATO-s. Në fillim të dekadës së ardhshme, Europa duhet të ketë në dispozicion një forcë të përbashkët ndërhyrjeje, me një buxhet mbrojtjeje të përbashkët. Europa e sigurt duhet të jetë mburoja jonë ndaj terrorizmit.
Presidenti francez u ndal gjatë edhe te marrëdhënia franko-gjermane, e cilësuar si motori i Bashkimit Europian.
Macron –
Kur kemi qenë të ndarë Europa nuk ka ecur përpara. Prandaj kam një dobësi për marrëdhëniet franko-gjermane. Europa jonë është fundi i hegjemonisë. Askush nga ne nuk duhet të kërkojë të mbizotërojë mbi tjetrin.
Macron foli për një tjetër sfidë që ka përpara Europa, kriza e emigrantëve, duke thënë se duhet ngritur një hapësire të përbashkët azili.
Presidenti Macron u prit me protesta nga disa dhjetëra studentë të Universitetit të Sorbonës.
Tv Klan