Rikthimi i Angjelin Preljocaj me një premierë botërore


Rikthimi i Angjelin Preljocaj me një premierë botërore

15:57 27/09/2017 https://youtu.be/0juOxWIZ-OI

Është e zakonshme që skenat e artit në vendin tonë të sjellin premiera, por jo një botërore.

Për herë të parë, krijimi më i fundit koreografik, i shqiptarit të famshëm Angjelin Preljocaj do të vijë për publikun shqiptar.

Përveç datës 4 Tetor dhe vendndodhjes, Pallati i Kongreseve, gjithçka tjetër mbahet sekret. Edhe mundësuesit e saj, Ambasada Franceze në Tiranë dhe Ministria e Kulturës, kanë pak për të thënë.

“As titullin nuk e dimë. Të vetmet të dhëna që kam është se do të interpretohet nga gjashtë balerinë dhe është një shfaqje tejet intime. Pas Shqipërisë, ajo do të shkojë në Kosovë dhe Serbi”,

thotë Roseanne Bisiaux, Këshilltare e Kulturës dhe Ekonomisë në Ambasadën Franceze.

Premiera botërore do të prihet nga dy krijime më të hershme të koreografit. Filmi “Polina” dhe baleti “Trait d’union”, një duo mashkullore shfaqen e interpretohen për herë të parë në Shqipëri.

Spektakli i Angjelin Preljocaj çel edhe edicionin e 12 të festivalit të kërcimit bashkëkohor “Albania Dance Meeting”.

Tv Klan






Të ngjashme