
Kryeministri Haradinaj takohet me ish-Kryeministrin Sali Berisha dhe Lulzim Bashën
Ish-kryeministri Sali Berisha priti në takim Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj. Në qendër të takimit ishin reformat që qeveria e kosovës do ndërmerrte në të ardhmen për mbarë shqiptarët.
“Pavarësisht nga kufinjtë që kemi, interesat në shumë e shumë drejtime janë të njëjta për mbarëshqiptarët dhe kam besim të madh që zoti Haradinaj dhe qeveria e tij do të realizojë një axhendë, e cila është në interes të popullit të Kosovës, por dhe mbarë shqiptarëve”, është shprehur ish-kryeministri Berisha. Ndërsa në shenjë respekti, kreu i qeverisë kosovarr iu drejtua me fjalën President, ish-kryeministrit Sali Berisha dhe e falenderoi atë për ndërtimin e Rrugës së Kombit. Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Shqipëri, Kryeministri Haradinaj zhvilloi një takim edhe me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Tv Klan