Kokainë në çorape e çelësa, kapet i riu në kryeqytet


Kokainë në çorape e çelësa, kapet i riu në kryeqytet

11:15 28/09/2017

Një 25 - vjeçar është arrestuar në kryeqytet, pasi akuzohet për prodhim dhe shitje të drogave të forta. Ai është Diklen Vata, banues në Laç.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, në zonën e shkollës "Bajram Curri", policia i gjeti të fshehur në çorape një mbështjellëse me kokainë, si dhe 3 mbështjellëse të tjera të fshehura në çelësat e makinës.

Në vijim, policia ushtroi kontroll në shtëpinë e 25 - vjeçarit, ku zbuloi edhe 18 mbështjellëse të tjera me kokainë.

Autoritetet sekuestruan në total 22 doza kokainë, me peshë 11.4 gramë, 3 aparate celularë, si dhe një mjet të markës "Rover"./tvklan.al






Të ngjashme