Bayern shkarkon Ancelottin
Pas humbjes 3 me 0 me PSG, drejtuesit e Bayern Munich kanë shkarkuar trajnerin Carlo Ancelotti.
Një konferencë për shtyp pritet të mbahet pasditen e sotme ku do të njoftohet zyrtarisht vendimi i Bayern.
Ancelotti, i cili ka kontratë deri në qershor 2019 me bavarezët, po konsideron mundësinë e rikthimit tek Milan.
Humbja e thellë mbrëmë me PSG-në në Champions League, ka shkaktuar stuhi në kampin gjerman. Disfata në Ligën e Kampionëve përballë francezëve të PSG i kushtoi vendin e punës teknikut italian, me një lojë të dobët dhe formacion të diskutueshëm që ngjalli kritika.
Bayern Munich është gjithashtu tre pikë larg kryesimit në Bundesliga. /
tvklan.al