Berisha tregon targat e “makinës së kokainës” dhe datat e transportit


Berisha tregon targat e “makinës së kokainës” dhe datat e transportit

17:17 28/09/2017

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka bërë akuza të forta ndaj Kryeministrit Edi Rama, të cilin e ka quajtur “kokën e meduzës së krimit të organizuar”.

 Gjatë fjalës së tij në Parlament, Berisha foli për grupin e Xibrakës dhe një makinë që përdorej prej tyre për transport kokaine. Sali Berisha tregoi emrat e tyre, mes të cilëve edhe vëllain e Kryeministrit Edi Rama.

“Është një makinë me targa AA 635 DM dhe kjo makinë është makina e kokës së transportit të kokainës. Kush ka qenë pasagjer në këtë makinë? Pasagjer ka qenë në këtë makinë të përshtatur për transport kokaine e ka qenë Genci Xhixha, djali i sponsorizueses kryesore të Edi Ramës. Tjetër pasagjer Ermal Hoxha, pasagjer tjetër Gentjan Gjonaj, pasagjeri i katërt Olsi Kristaq Rama”,

ka thënë Berisha.

Ish-Kryeministri ka përmenduar edhe 4 data të transportit të kokainës që sipas tij ishin bërë me makinën e përmendur më sipër.

08.06.2014

13.07.2014

06.06 2014

11.7.2014

Pas fjalës së ish-Kryeministrit, ka ndërhyrë kryeparlamentari Gramoz Ruçi i cili u mbylli mikrofonin Sali Berishës pas përfundimit të minutave.

Mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi ka pasur një debat. Berisha nuk ka pranuar t’i lerë radhën kolegut që kishte fjalën. Në këtë mënyrë, Ruçi i tërhoqi vërejtje Berishës dhe ndërpreu seancës për 5 minuta deri në qetësimin e situatës. 

/tvklan.al

 






Të ngjashme