Milan fiton falë talentit Cruotone


Milan fiton falë talentit Cruotone

16:45 29/09/2017

Milan nuk e pati të lehtë të fitonte me Rijeka në “San Siro” në sfidën e vlefshme të Europa League.

Një ndeshje e vendosur në fundin e saj falë talentit të Cutrone që shënoi golin e suksesit 3 – 2. Duket se problemet e Milanit në kampionat po ndikojnë edhe në kupat e Europës.

Gjithçka e lehtë për Arsenal. Ekipi anglez mundi 4 – 2 BATE Borisov, pasi realizoi 3 gola që në pjesën e parë. Everton nuk po arrin reagojë duke barazuar 1 – 1 në shtëpi me Apollon Limassol.

Ostersund është një nga befasitë e këtij sezoni të Europa League. Skuadra suedeze debutuese në kupat e Europës mundi 1 – 0 Hertha Berlin duke arritur fitoren e dytë radhazi. Në takimet e tjera të javës së dytë të Europa League bie në sy fitorja 1 – 0 e Salzbrug ndaj Marseille dhe suksesi po 1 – 0 i Zorya në fushën e Athletic Bilbao./Tv Klan






Të ngjashme