Policja gjendet e vdekur në liqen
Një police është gjetur e vdekur orët e para të mëngjesit të së premtes. Trupi i Leanne McKie, 39 vjeçe, një oficere në policinë e Mançesterit, u gjet në Liqenin e Poyntonit rreth orës 3.45 të mëngjesit.
[caption id="attachment_317685" align="aligncenter" width="336"] Leanne McKie[/caption] Policia e Cheshire shkoi menjëherë në vendngjarje menjëherë pas raportimeve së në liqen ishte trupi i një femre të pajetë. Një 43 vjeçar nga Wilmsloë është arrestuar, pasi dyshohet për vrasjen dhe po mbahet në paraburgim. McKie lë pas tre fëmijë të vegjël, dy vajza të vogla dhe një djalë. Inspektori Detektiv Adam Waller tha se, "Hetimet për vdekjen e 39- vjeçares janë aktualisht në zhvillim dhe po punohet për zbardhjen e shkaqeve të këtij krimi./tvklan.al