Berisha: Rama nuk firmos marrëveshje me FMN-në
Ish – Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kreun e qeverisë Rama se nuk do të firmosë marrëveshje të re me Fondin Monetar Ndërkombëtar, pavarësisht se borxhi i Shqipërisë thotë ai ka arritur në nivelin e 85% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
“Pas këtij refuzimi”,
shkruan Berisha,
“fshihet zëvendësimi që kryeministri po kërkon t’i bëjë kredive për ekonominë me paratë e drogës”.
“Ky është një lajm jo i mirë për vendin, pasi paratë e drogës janë krim”,
e mbyll postimin e tij ish – Kryeministri Berisha.
Tv Klan