28 civilë të vrarë nga sulmet ajrore në Siri


28 civilë të vrarë nga sulmet ajrore në Siri

08:20 01/10/2017

Një grup i të drejtave të njeriut thotë se sulmet ajrore në një fshat veriperëndimor të Sirisë nën kontrollin e forcave rebele ka shkaktuar 28 të vrarë mes civilëve.

Grupi Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut tha të shtunën se sulmet ajrore ishin kryer në qytezën Amanaz, në Provincën Idlib, pranë kufirit me Turqinë.

Grupi me seli në Britani tha se nuk ishte e qartë në se sulmet ishin kryer nga Siria, apo Rusia, një aleate e rëndësishme e Damaskut./voa






Të ngjashme