Foto/ Atentat në Vlorë, plagosen dy persona
Dy persona kanë mbetur të plagosur në një atentat me armë zjarri që ndodhi në rrugën Tranballkanike në qytetin e Vlorës paraditen e sotme.
Të plagosurit janë Dritan Begaj 50 vjeç dhe Ferdinand Llanaj 39 vjeç. Ata udhëtonin me një automjet tip “Mercedes-Benz C Class” me targa VL 6368 C(makina që shikoni në foto)
. Automjeti i tyre u qëllua me breshëri kallashnikovi teksa ishte në lëvizje, nga persona ende të paidentifikuar. Të plagosurit ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa burimet thonë se njëri prej tyre është në gjendje të rëndë. Ndërkohë, në vendngjarje ndodhen forca të shumta policore. Pranë vendit ku ndodhi atentati, hetuesit gjetën një pistoletë, që nuk dihet se kujt i përket. Uniformat blu kanë ngritur postblloqe në hyrjet dhe daljet e qytetit për identifikuar dhe arrestuar autorët e ngjarjes së rëndë./tvklan.al
Njoftimi i Policisë së Vlorës: Më datë 01.10.2017, rreth orës 09: 35, në rrugën Transballkanike, pranë një karburanti, nga persona ende të pa identifikuar është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti ''Mercedes Benz'' me targa VL 63 68 C. Nga të shtënat me armë zjarri kanë mbetur të plagosur shetasit D.B., 50 vjeç dhe F.Ll., 39 vjeç Të dëmtuarit janë transportuar menjëherë për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë sëbashku me grupin hetimor ku po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në të gjitha kryqëzimet kryesore dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.