Kryetari i PD viziton ekspozitën për At Zef Pllumin
Pasi vizitoi ekspozita e me sendet personale dhe dorëshkrimet e At Zef Pllumit, çelur në katedralen e Shën Palit në 10 vjetorin e ndarjes së tij nga jeta, kryetari i PD Lulzim Basha e gjen sot me aktuale se kurrë mesazhin e veprës së tij “Rrno për me tregu”.
Kryedemokrati propozon që kjo vepër të përfshihet në kurrikulat shkollore si dëshmi e ferrit komunist që privonte lirinë, liri që ai thotë se është e kërcënuar edhe nga qeveria e sotme.
“Mesazhi i At Zef Pllumit është se ia vlen çdo sakrificë për lirinë. Dhe ky mesazh kumbon sot shumë sepse liria na kërcënohet, në veçanti na kërcënohet liria e zgjedhjes. Jeta dhe vepra e At Zef Pllumit janë një kushtrim për lirinë. Vepra e tij më e njohur “Rrno vetëm për me tregue” duhet të jetë në tekstet shkollore për rininë shqiptare. At Zef Pllumi, vepra, jeta e tij, virtytet e tij nuk e kanë vendin në muze por në jetën e përditshme të shqiptarëve. Në muze e ka vendin e keqja e cila bën vend ditë për ditë në jetën e shqiptarëve
”, tha Basha.
Materialet arkivore dhe muzeale të At Gjergj Fishtës, të ruajtura nga Át Zef Pllumit gjatë terrorit komunist, ishin gjithashtu pjesë e ekspozitës.
Tv Klan